Bob Dylan nuk e pranoi Çmimin Nobel në Letërsi. Komiteti i Çmimit Nobel e ka quajtur “i pasjellshëm dhe arrogant” sipas një anëtari të Trupës që i dha çmimin.

Këngëtari  75 vjeçar, në një mënyrë shokuese,- shkruan BBC-  ishte lauruar me çmimin Nobel  javën e kaluar.

Por pas kësaj dite, dështuan të gjitha përpjekjet e Akademisë së Suedisë për të kontaktuar Bob Dylan.  Ai njuk përgjigjet as në telefon, as në email, as në shtëpinë e tij. Siç është marrë vesh ai nuk pranon që ta marrë Çmimin në publik.

Një nga anëtarët e Akademisë, Per Wastberg, i tha Televiziionit Suedez se  “Ai është kush është,” duke shtuar se është e papritur se si Dylan ka injoruar edhe lajmet.

“Ne ishim të ndërgjegjshëm se ai do të ishte i vështirë dhe ai nuk e pëlqente shfaqjen publike edhe kur qëndronte i vetëm në skenë”, tha për gazetën Suedeze  Dagens Nyheter, jashtë intervistës.

Një kopje e Çmimit është dërguar në Webside të Dylan javën e kaluar, por asnjë përgjigje nuk ka ardhur.

Akoma nuk dihet nëse  ai do të udhëtojë drejt Stokholmit për të marrë Çmimin me datë 10 Dhjetor. Në qoftë se nuk do të paraqitet, ceremonia do të vazhdojë siç është planifikuar, tha zoti Ëastberg.

Per Wastberg e quajti “mospërfillje” dhe të “paprecedent” aktin e Bob Dylan.

Por para Dylan, në vitin 1964, Çmimin Nobel në Letërsi e kundërshtoi shkrimtari dhe filozofi Francez Jean- paul Sartre (Zhan Pol Sartri). Ai, në Letrën dërguar Akademisë Suedeze shkroi se nuk e pranonte Çmimin, pasi nuk donte të varej e të paguhej nga dikush. “Dua të më thërrasin “Jean- Paul Sartre”, tha ai,- jo të më venë një “bisht” para emrit “Nobel Prisë Jean….”.

Akoma nuk dihen motivet e Dylan nëse ai e kundërshton Çmimin Nobel. Dihet vetëm që në qarqet letrare botërore u prit si “sfidë” ndaj shkrimtarëve dhe si një “surprizë” ndaj këngëtarit Dylan. Surprizë ishte lajmi edhe për vetë Bob Dylan, Nobelist.

Një Nobeliste tjetër në Letërsi që u surpriza po kështu, ishte shkrimtarja Doris Lessing, në vitin 2007. Në atë moment po kthehej nga një shooping, kur mori lajmin. “Oh, Krisht!”- tha ajo. Megjithatë mori pjesë në ceremoni diku vonë po atë vit.

/Veritas.com.al/