Media njofton se janë hapur dyert e mortit në familjen Picaku që jeton në zonën e ish-Kënetës. Trupi i pajetë i Viktor Picakut, mirditorit që u ekzekutua në Itali disa ditë më parë në sy të të vëllait, për motive që ende nuk janë sqaruar nga policia italiane, ka mbërritur sot në Shqipëri përmes portit të Durrësit, rreth orës 08:30 të mëngjesit.

Trupin e pajetë të Picakut e kanë marrë familjarë dhe të afërmit e tij, duke iu drejtuar më pas banesës; familja e tij jeton prej vitesh në zonën e Kënetës.

24-vjeçari Viktorian Picaku u vra më 2 gusht në sheshin “Abazzia” në Bari të Italisë. Ai u ekzekutua me 2 plumba një në kokë dhe një në mushkëri. Deri tani e  vetmja pistë e mundshme është vrasje në atentat për hakmarrje për arsye se Viktori kishte ndërhyrë për të shpëtuar një vajzë nga dhuna e një djali. Picaku ndërroi jetë menjëherë pasi u qëllua me armë. Në momentin e sulmit me të ishte edhe vëllai i tij.

Dy autorët e dyshuar që vranë të riun shqiptar janë vetë dorëzuar 24 orë pas ngjarjes në polici. Familjarët thanë se shkaku i vrasjes ishte sherri për një vajzë.

Para dy ditësh, komuniteti shqiptar në Corato ( bari) organizoi një manifestim për të mbledhur fonde për transportimin e trupit të pajetë të 24-vjeçarit drejt Shqipërisë dhe për ceremoninë e varrimit.

Veritas.com.al/