Bardhyl Kaçorri do të jetë drejtori i ri i Burgjeve. Prezantimi i Kaçorrit është bërë nga ministrija e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe kryeministri Edi Rama.

Kaçorri zëvendëson në këtë detyrë Enrik Sulejmanin, i cili u shkarkua në 10 tetor pas përplasjes me mjekët e spitalit për çështjen e Ervis Martinajt.

Bardhyl Kaçorri është një emër i njohur në Policinë e Shtetit dhe ka një karrierë të gjatë në polici ku ka pasur edhe poste të rëndësishme drejtuese.

Gjatë fjalës së tij Rama tha ndër të tjera se nuk do të ketë asnjë tolerim për asnjë zyrtar që do të favorizojë apo bashkëpunojnë  me kriminelët.

“Do të ndëshkohen pa asnjë rezerëvë, kush bashkëpunon me elementët kriminal, duke vënë pikëpyetje integritetin e institucioneve do të ndëshkohet pa asnjë rezervë, kushdo qofshin ata… – tha kryeministri. – Do të ketë kamera 24 orë në institucionet e burgut, si fillim tek 313 e më pas gjithkund, ndërsa tek ato të siguri të lartë do shihen edhe nga salla e monitorit “forca e ligjit”. Në mënyrë që askush të mos fshihet pas batanijes që i hedh kameras si është bërë traditë për fat të keq në të shkuarën”, tha kryetari i qeverisë.

 

Veritas.com.al/

ERTV Live😊 : Prezantimi i drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve

Publiée par Edi Rama sur Mardi 23 octobre 2018