Pak ditë më parë, në një mënyrë aq diskrete, sa veç pak njeëz morën vesh, shkrimtari Ismail Kadare iu nënshtrua një hospitalizimi dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale

Tani mund të themi me plot gëzim se  Ismail Kadare ka realizuar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai po mbahet ende nën kujdesin e mjekëve pas ndërhyrjes që realizoi.

Të njëjtat burime thanë se brenda 2 ose 3 ditësh ai të lërë ambientet e spitalit. Shkrimtari 80-vjeçar vuan nga problemet urologjike dhe para dy ditësh u shtrua me urgjencë në një spital privat në Tiranë. Aktualisht Kadare ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmi i  mirë ka gëzuar të gjithë