Sot, pak më parë, ka nisur Samiti i Procesit të Berlinit. Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor dhe se procesi i Berlinit do të nxisë integrimin.

“Qytetarët e Ballkanit mund të kenë besim tek ne. Vetëm bashkë mund të mbrojmë vlerat europiane. Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ndër të tjera kancelari gjerman.

Në kudër të Samitit,  në Kancelarinë Federale po mbahet një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili u prit nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Kancelari gjerman në fjalën e tij u shpreh se qytetarët e Ballkanit duhet të kenë besim tek Europa, ndërsa theksoi se BE është e plotë vetëm më Ballkanin Perëndimor.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një fokus në samit do të marrë edhe kriza energjetike.

Përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, e pranishme ështe edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, si edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Më parë, kryeministri Edi Rama është pritur nga kancelari gjerman Olaf Scholzh