Stuhia ‘Friederike’ po rrënon Holandën dhe Gjermaninë. Deri tani pesë persona raportohen të vdekur nga rënia e pemëve dhe e mbetjeve. Ndërsa apo përhapet frika se stuhia mund të vërshojë në gjithë Europën veriore.

Aksidentet e shkaktuara nga stuhia kanë marr jetën e tre personave në Holandë dhe dy persona të tjerë në veri- perëndim të Gjermanisë.

Furia e erës deri në 140km/h (90mph) kanë shkaktuar kaos në transport.

Gjithë shërbimi në distancat mjaft të gjata hekurudhore në Gjermani, janë anuluar për pjesën e dytë të të Enjtës. Fluturimet në aeroportin Schiphol në Amsterdam janë pezulluar përkohësisht.

Schiphol, një nga aeroportet më të ngarkuar në Europë, ka mbyllur dy ose tre sektorë nisjeje pasi mbulesa e çatisë u shkatërrua në ndërtesën e terminalit.

Më shumë se 300 fluturime janë anuluar dhe aeroporti shpalli se pasagjerët duhet të check-ojnë statusin e fluturimit të tyre në online ose të kontaktojnë linjat e tyre ajrore.

Njerëzit që arrijnë në Schiphol u tregojnë reporterëve eksperiencën e tyre të ashpër për uljen ku disa pasagjerë rreth tyre hidhen sa andej këndej.

Stuhia, e quajtur ‘Friederike’ në Gjermani, po përfshin gjithë vendin nga perëndimi në lindje, para se të prekë Poloninë gjatë natës.

Veritas.com.al/