Kaos në rrugët e Tiranës, bllokohet trafik
Qytetarët e Tiranës janë përballur me një kaos në rrugët e kryeqytetit për shkak të bllokimit të trafikut. 

Mësohet se rradhët e gjata të makinave janë krijuar si pasojë e bllokimit të bulevardit nga policia. Mësohet se trafiku më i rënduar është krijuar në zonën e unazës. Ndërkohë raportohet se ‘Rruga e Durrësit’ dhe ‘Zogu i Zi’ kanë qenë rrugët më problematike. 

Qytetarët janë shprehur se kanë qëndruar për mbi një orë në trafik, ndërsa policia ka bërë me dije se bulevardi është bllokuar për shkak të një koncerti të organizuar në afërsi të sheshit ‘Skënderbej’.