Nga: Gian Micalessin/

Një kohe ishte mbreti i çokollatave, sot është ikona e iluzioneve të Maidanit. Natyrisht te shesësh ëmbëlsira kur tregu shtrihej nga Kievi në Moskë ishte më e lehtë se te respektosh premtimet e bëra në një Ukrainë të katandisur jashtë, pavarësisht premtimeve, si nga tregjet ruse edhe ato evropiane.

Gabimet e Presidentit Petro Poroshenko pesë vjet pas të ashtuquajturit “revolucion” të destinuar, në ëndrra, për ta sjellë Ukrainën në orbitën e BE-së nuk ndalen këtu. Kërkesa e tij, e miratuar nga Parlamenti pas betejës detare me Moskën në ngushticën e Kerch, për të futur ligjin ushtarak per 30-dite në dhjetë provinca është pritur me shume mosbesim nga bashkëqytetarët e tij.

Për opozitën kjo masë synon më shumë për të shmangur humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale në marsin e ardhshëm se sa për të shmangur planet e fshehta të pushtimit rus të raportuara nga i njëjti Poroshenko. Duke luajtur me rrezikun rus dhe duke u shfaqur si shpëtimtar i atdheut ish-oligarku synon të rifitoje kredibilitetin dhe te munde anketimet që e tregojnë humbës me përqindje jo më shume se15%. Por rikuperimi i konsensusit nuk është i lehtë.

Për shumë ukrainas, Poroshenko mbetet përgjegjësi kryesor për dështimin në luftën kundër korrupsionit. Akuza te bëra edhe më evidente nga vdekja tragjike e Kateryna Handzyuk,33 vjeçarja militante e te drejtave civile vdekur më 4 nëntor, pas një sulmi misterioz dhe të pandëshkuar me acid sulfurik. Kampionia në luftën kundër korrupsionit, Handzyuk drejtoi gishtin kundër bashkëpunimit te policisë dhe Ministrisë së Brendshme. Vdekja e saj, ndjekur nga protesta të dhunshme në Kiev, është maja e ajsbergut kundrejt nja pesëdhjetë sulmeve te vuajtura, sipas Amnesty International, nga militantet anti-korrupsion në nëntë muajt e parë të vitit 2018. Për opozitën ato sulme mbeten te pandëshkuar jo vetëm në virtytin e bllokimit të hetimit garantuar nga ministri i brendshëm Arsen Avakov dhe prokurori i përgjithshëm Yuriy Lutsenko, por edhe në sajë të mbulimit politik ofruar te dyve nga shumica parlamentare besnike ndaj Poroschenkos.

E alarmuar nga këto denoncime, BE-ja eshte distancuar duke nënvizuar në një raport se si reforma e gjyqësorit nuk ka favorizuar as zëvendësimin e zyrtarëve, as ka shumëfishuar hetimet mbi korrupsionin.

Megjithatë, dështimi më eklatant mbetet ai ekonomik. Pavarësisht nga një PBB ulur në 3% pas vitesh të rezultateve negative, Kievi ka nevojë për një periudhë pesëvjeçare të rritjes së pandërprerë vetëm për t’u kthyer në nivelet e vitit 2013. Në gjithë këtë, Poroshenko duket i vetmi që nuk vuan pasojat. Edhe në kulmin e krizës pas revolucionit, pasuria e tij i  kalon 970 milionë dollarë, me një rritje prej 20% duke e bërë atë një nga gjashtë njerëzit më të pasur të Ukrainës. Jo keq për një president te një vendi ku, pas revolucionit, raporti mes borxhit publik dhe PBB-së, për të përdorur një njësi te masës së njohur për italianet, është pothuajse dyfishuar duke u rritur nga 36.6 në 71.8%.

Veritas.com.al/