Vlerësimet për spektaklin Emmy Award të së hënës kane rene me dhjetë për qind krahasuar me vitin 2017, që ishte ‘gia’ një minimum historik.

Sipas rezultateve të para, edicioni i 70-te i spektaklit televiziv te  Emmy Awards në NBC është permbysur me vetëm një pike prej 7.4 te vleresimit familjar, një rënie me dhjetë për qind krahasuar me vitin e kaluar

Shifrat përfundimtare, qe do të përfshijnë shikuesit total dhe demografi të ndryshme, pritet të dalin më vonë të martën.

Besohet se vleresimet nuk mund të shkonin shumë më keq sec ishin në 2017, kur komediani i ekstremit të majtë Stephen Colbert prezantoi. Transmetimi televiziv i këtij viti u dominua nga casta e ekstremit të majtë dhe nga producentet e Saturday Night Live, por duket se kjo ka frikësuar më shumë njerëz.

Ashtu si çdo gjë tjetër në kohën e Trump, Saturday Night Live dhe të gjitha shfaqjet e Hollivudit janë bërë pa humor, të zemëruar, partizanë, ndarës dhe fyes ndaj gjysmës së publikut amerikan.

Si rezultat, pothuajse të gjitha këto shfaqje të çmimeve kanë pësuar rekorde të ulëta te shikueshmërisë.

Vetëm muajin e kaluar, vlerësimet për MTV Video Awards u shembën në një rekord të ulët historik.

Në muajin mars, Oscar-ët e pritësit Jimmy Kimmel u përmbysën me përafërsisht 16 për qind, duke shënuar një rekord historik minimal.

Grammy mori një renie prej -20 për qind në janar, një rekord më i ulet i të gjitha kohërave. The Golden Globes, organizuar nga anti-Trump Seth Meyers, shkuan gjithashtu në pikiatë, veçanërisht me shikuesit më të rinj.