Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kryer sot në mëngjes një vizitë të papritur në drejtorinë e Doganave. Sipas burimeve brenda drejtorisë, Rama është shfaqur mjaft i acaruar me rezultatet e dobëta e këtij sektori duke kritikuar ashpër punën e kryer deri tani.

 Sipas burimeve mësohet se inspektimi i Ramës në Drejtorinë e Doganave ka zgjatur fare pak, ndërsa ka shkarkuar 3 zv.drejtorë me rezultatet më të dobta. Në ditët në vazhdim priten të tjera shkarkime duke parë pakënaqësitë e kryeministrit. Kjo praktikë do të ndiqet cdo muaj në këtë sektor, ku 3 drejtorët me rezultatet më të dobët do të shkarkohen. Të shkarkuarit janë: Zamir Shtylla, Mirela Meko dhe Elidon Konomi.

 Në fund të këtij inspektimi që ka zgjatur pak minuta, Rama i ka kërkuar ministrit Shkëlqim Canit dhe drejtoreshës së doganave të marrin masa për këtë situatë. Më pas ai është drejtuar për në Novoselë për të prezantuar bashkëpunimin me BE-në për rimëkëmbjen nga përmbytjet