Një person është  gjetur sot i pa jetë në qytetin e Korçës, në vendin e quajtur që nga regjimi komunist si “Parku i Mallrave”. Policia dyshon se ka vdekur nga i ftohti. Por edhe rrethanat në të cilat u gjet ky njeri i pa jetë, çojnë në përfundimin se i ftohti është shkaku që i ka marrë jetën.

Deri tani nuk është bërë e mundur identifikimi i tij.

Ky është personi i katërt që humb jetën nga i ftohti në vendin tonë. Më parë ka humbur jetën dy persona të pa strehë në Durrës dhe në Sarandë, një punëtor roje pallati në Lushnjë,  dhe  i katërti në Korçë.

Sipas statistikave që vijnë nga media evropiane, në kontinent deri tani kanë humbur jetën nga i ftohti 20 persona. Duke krahasuar me vendin tonë me klimë mesdhetare, ku kanë humbur jetën një e pesat e atyre në Europë, shifra duket shqetësuese.

/Veritas.com.al/