Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha të hënën se Presidenti Donald Trump do ta thyejë fjalën e tij nëse vendos tarifa për makinat evropiane.

Departamenti Amerikan i Tregtisë tha se ka dorëzuar raportin e vet mbi ate nëse importet e automjeteve rrezikojnë sigurinë kombëtare të SHBA. Presidenti Trump tani ka 90 ditë për të shqyrtuar raportin dhe te vendosi nëse do të imponoje taksat e importit.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se gjatë një takimi në Uashington verën e kaluar, Trump premtoi të mos dëmtojë tregtinë transatlantike me masa të tilla. “Trump më ka dhënë fjalën e tij se nuk do të ketë tarifa te makinave për momentin” Juncker i tha gazetës gjermane Stuttgarter Zeitung.

“Unë e besoj atë,” tha Juncker. “Sidoqoftë, nëse duhet të heqë dorë nga ky angazhim, ne nuk do të ndihemi të detyruar të angazhohemi për të blerë më shumë sojë amerikane dhe gaz të lëngshëm”.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Margaritis Schinas, tha se nëse SHBA-ja shkon përpara me “veprime të dëmshme për eksportet evropiane, Komisioni Evropian do të reagonte në mënyrë të shpejtë dhe adekuate”.

BE dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen të zhvillojnë një marrëveshje tregtare, por përparimi ka qenë i ngadalshëm.

Gjatë fundjavës, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se autoritetet e SHBA duket se kanë arritur tashmë në përfundimin se makinat evropiane ishin një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ajo vuri në dukje se prodhuesja e automjeteve Gjermane, fabrika më e madhe e BMW-së është në Karolinën e Jugut. Merkel tha, nëse makinat prodhohen atje “papritur janë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, kjo na habit “.

Që nga samiti i verës, kur Juncker u zotua për të blerë më shumë soje amerikane, eksportet në Evropë janë rritur shume kryesisht për shkak të kushteve të tregut. Muajin e kaluar, BE-ja gjithashtu miratoi përdorimin e bimës se sojës amerikane për prodhimin e biokarburanteve, të cilat do të nxisin më tej importet.

Veritas.com.al/