Nga: Laert Skiro/

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në fund të takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, k thënë se ‘deri ne qershor ne ju ndihmojmë qe te realizoni …… por nuk ju bëjmë dhurata, sepse dhuratat nuk janë ne te mire te Shqipërisë” (Sipas faqes online të zonjës Merkel).

Ndërsa në fillim të takimit, Edi Rama i është drejtuar kancelares gjermane “E dashur Angela…” duke kapërcyer çdo princip të protokollit mes shteteve dhe qeverive… “E dashura Angela” nuk është thjesht një ekstravagancë, ose një idiotësi personale. Kur kryeministri i shtetit tonë  i drejtohet me këtë ‘valë’ kancelares së Gjermanisë, kjo ka si produkt faktin që kryeministri nuk ka trokitur në atë derë për interesat e shtetit’ por për miqësi personale.

Dhe vetë zonja Merkel i është përgjigjur po me këtë ‘valë’ duke mos dhënë  asnjë ‘dhuratë’ për Shqipërinë. Merkel as ka premtuar integrimin, as negociatat, as investime.

Një tjetër kryeministër nga Ballkani, Vucic i Serbisë, ndodhej në ta takim me zonjën Merkel para një jave. Ai foli me gjuhën e protokollit, pa ‘dashuri’ dhe përkëdhelje; por përfitoi investime në shumën prej 4.4 miliardë euro nga Gjermania.

Vucic mbajti këtë qëndrim protokollar para zonjës Merkel:

Tha: Gjermania është partneri i ynë kryesor ne ekonomi dhe politik. Pa Merkel nuk do kishte qetësi rajoni. Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë si partneri jone kryesor ishin ne vitin 2017 4,4 miliardë euro, ndërsa ne 3 mujorin e pare u rriten me 12,7%.

Kompanitë gjermane janë duke vazhduar edhe më tutje investimet në Serbi. Së fundmi, është firma e njohur “Leon”-i e cila ka derdhur miliona euro në shtetin serb.

Ndërsa, tanimë është konfirmuar që janë në fazën e fundit të hapjes të një fabrike të re në Nish.

“Do të jetë objekt gjigant i prodhimit dhe do të punësohen në mes 11 dhe 12 mijë njerëz”, thotë gjermani Klemens Saks, drejtori i Përgjithshëm.

Ai ka treguar edhe për ndërtimin e një fabrike tjetër në Kralevë, që merret me prodhimin e fibrave optike dhe kabllove, transmeton “Indeksonline”.

Jam i lumtur për mbylljen e kontratave me dy firma gjigande gjermane. E ardhmja jone është ne BE, 2025 ose një datë tjetër”.

Zonja Merkel i tha Ramës të kthehej në vend dhe të rregullonin punët me:

  1. Shtetin e të drejtës
  2. Korrupsionin
  3. Krimin e organizuar

… Kështu tha ‘’ e dashura Angela…

VERITAS.COM.AL/

Deutschland Serbien Vucic bei Merkel (Reuters/H. Hanschke)