Nga: L. Skiro/

KOMENT/ Sapo mbaroi fjalën presidenti Ilir Meta, që tashmë mund të konsiderohet veç si nxitës i trazirave në vend, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses- Ones trokiti me ‘vrik’ në zyrat e Lulzim Bashës që konsiderohet ‘bashkëpunëtor i penduar’ i Metës në nxitjen e trazirave…

Gjithë efekti vjen nga fjala që tha sot në ora tetë presidenti i Republikës, i krahasueshëm me revoltën e nxitur nga Qamil Zyber Xhameta në vitet 1913-14 në Shqipërinë e Mesme. Si Meta edhe Xhameta, të dy e konsideronin veten presidentë të Shqipërisë; dhe të dy folën ashpër kundër Perëndimit.

Këtë foli sot Ilir Meta;

-Unë- tha Ilir Meta- iu garantoj se po të zhvillohen zgjedhje në Shqipëri- nuk ka negociata me Bashkimin Evropian. A ishte një marrëzi kjo fjalë, apo zoti Meta ka një objektiv?! Gjithë akti i kryer kundër orientimit të kombit drejt Perëndimit, ose drejt Demokracisë, ose drejt Paqes- të gjitha duken ‘marrëzi’, por në fakt kanë qëllim të hidhët. Presidenti Meta, bashkë me një shpurë politikanësh të korruptuar fort, janë nisur në rrugën për të ndaluar drejtimin e vendit tonë drejt Perëndimit. Meta dhe të tjerët e shpurës po i shërbejnë Moskës, e cila ka shtuar ndikimin në vendin tonë përmes Metës dhe Co. Meta i jep sinjal të koduar Moskës se ‘jemi mirë tani, Pjetër Mustakuqi u vu në lëvizje dhe po ju presim, BE-së po ia mbyllim derën’. Në fund i dha sinjalin Moskës se Shqipëria e djegur ‘do të ngrihet nga hiri që këtu nga zyra e presidentit!’

– Unë- tha Ilir Meta- ju them se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor. Madje ai i sulmoi zgjedhjet edhe si institucion, duke i quajtur ‘imagjinare’. Lëvizjet e fundit të Metës në presidencë kanë nxitur konfliktin dhe ndasitë në popull; vetë krerët e opozitës jashtë- parlamentare të drejtuar nga Meta kanë bërë thirrje ‘për luftë civile’ dhe dhunë kundër zgjedhjeve. Edhe vetë Lul Basha, sapo doli nga takimi me të dërguarën e ambasadës së Amerikës, deklaroi se ‘nuk do të lejohen zgjedhjet’. Me fjalët e veta Meta i dha mesazh ushtarëve të tij në PD dhe në paramilitari që të marrin armët dhe të fillojnë luftë… Vullneti i Metës është i lidhur me hallinë  tij tragjik: Pas pak kohë e pret SPAK dhe hetimi për krimet. Të njëjtin fat ka edhe Luli me shokë. Meta foli me gropën e zjarrit ku shpreson që të hidhët vendi për të djegur dosjet e tij.

Ilir Meta foli kundër sjelljes dhe demokracisë Perëndimore. Ai tha se nuk e përfill vendimin e Gjykatës- gjë që është njësoj si të luftosh kundër shenjtërisë së Demokracisë. Ai tha se ‘jam zot vetë dhe nuk dal nga zyra deri në 2022’, duke i treguar dhëmbët ligjit dhe vetë Perëndimit. Ai tha se ‘zot jam unë këtu’ dhe se nuk pyet as për Amerikë as për BE. Në një konferencë tjetër kishte thënë se ‘Amerika t’i bëjë zgjedhjet në Korenë e Veriut, jo këtu’.. Të njëjtën gjë bëri edhe Lulzim Basha, sapo doli nga takimi me të dërguarën e Shteteve të Bashkuara. Ai tha se ‘Amerika le të bëjë zgjedhje në Korenë e Veriut’. Të dy këta dhe të tjerët Co, po japin sinjale kërcënuese ndaj Shteteve të Bashkuara. Para pak ditësh kanë thënë se ‘Shqipëria mund të dalë nga NATO’. Sinjalet janë të egra kundër aleatëve tanë kryesorë që na ruajnë stabilitetin, paqen dhe orientimin për andej ‘nga Perëndon’.

Kështu foli Ilir Meta