Frrok Çupi

 A u shfaqen këta njerëz bash në kohën e duhur dhe në vendin e duhur?

Kjo është pyetja më e trishtuar që bën pasi ke bredhur tërë ditë e tërë kohën nëpër labirinthet e ngjarjeve që lindin rrotull e na vijnë rrotull e na mbysin në këtë vend ku kemi lerë.

Të gjithë po rënkojnë, sa të majtë e sa të djathtë, sa të rritur e sa të parritur, sa të mdryshëm e sa të njëllojtë po rënkojnë sikur të jenë të gjithë pak nga pak brinjët e secilit…

 Bash në kohën e duhur dhe në vendin e duhur u shfaqen këta njerëz? Këta njerëz, dmth., një grusht shumë i vogël njerëzish që përbëjnë qeverinë. Ndoshta është një numër pesëdhjetë herë më i vogël se ata që themeluan Lidhjen e Lezhës në vitin 1444 dhe ku vendosën ta kthejnë boshtin e vendit drejt Venedikut e drejt Civilizimit Europian. Ky grusht i vogël njerëzish, qeveri që nuk është as e majtë e as e djathtë, as e shpirtët dhe as e pashpirt, edhe pse pesëdhëdhjtë herë më e vogël në numër se ai grusht njerëz që formoi Besëlidhjen e Lezhës, po dihat e po punon pa pushim për ta kthyer boshtin tonë, nga drejt Civilizimit, në anti-Civilizim.

Ja kjo po ndodh tani. Kam ardhur në pikën që do ta përçmoja apo neverisja një analizë të fakteve të vogla në përpjekje për të gjetur ndonjë domethënie të tërë kësaj që po ndodh. Nuk ka më fakte të vogla e të analizueshme nën zë. Tashmë këta po djersisin fort për një gjë shumë të madhe, që të na e kthehjnë boshtin e jetës nga pro, në anti-Civilizim.

Në këtë sens them se këta po mendojnë se ndodhen bash në koën e duhur dhe në vendin e duhur.

Pse në kohën e duhur?

Sepse këta po e shikojnë Europën, dmth., civilizimin europian, të lodhur e të raskapitur. Dje mediat e Perëndimit shkruanin duke pyetur: ” Vallë ky është fundi i Europës?”. Vala e fuqishme e migrimit prej Lindjes së Mesme, dmth., vala e goditjes nga Lindja, po e godet Civilizimin si bashi i rëndë i një anijeje. Po e çanë? Po e thyen Civilizimin?… Kjo ishte pyetja e analizave dje në teorinë politike të Europës. Përballë kësaj goditjeje të rëndë, Gjermani po ngelet e vetme, tani po thërritet si herët Deutschland në sens alegorik. Franca, bashkëjetuesja e unionit të krijuar menjëherë pas Luftës së Dytë, shfaqet e lëkundur nën frikën e ringritjes së Frontit Kombëtar anti- emigrant dhe anti Union… Këta të grushtit qeverisës këtu në vendin tonë, fërkojnë duart sa herë dëgjojnë se nga Civilizimi po vjen fjala dikur shumë e rrallë “anti”… Edhe fuqia e tretë e unionit, Britania e Madhe, ka hezitime të mëdha. Dje kryeministri Cameron u shfaq me një ide të elaboruar shumë vite të kaluar se “myslimanët duhet të mësojnë gjuhën angleze brenda dy vjetësh” me kusht që të mund të mbahen si emigrantë në Civilizim. Bota myslimane u ngrit kundër idesë. Kadidati për president i Shteteve të Bashkuara, Trump, buçiti përsëri dje kundër “pranimit të myslimanëve”. Civilizimi Perëndimor këtu afër nesh po copëzohet dhe po dobësohet nën goditet e bashit të anijes me “të ardhur”, me ” të lejuar” apo “të ndaluar”. Po ngrihen kufijtë e rrafshuar tashmë, gjë që dëshmon jo për forcë por për dobësi. Pardje Austria njoftoi se anulloi marrëveshjen e Shengen dhe se të gjithë të ardhurit nga jashtë Civilizimit duhet të pranohen veç përmes vizave. Prapë viza, dmth., prapë kufij të mbyllur për ne dhe për të tjerë që po tentonin të hynin në Civilizim. Danimarka është gati të anullojë Shengenin. Hungaria i ka ngritur kufijtë prej kohësh. Kryeministri i Polonisë dje deklaroi se ” Myslimanët duhet të qëndrojnë në vendet e tyre, në kulturën e tyre”.

Civilizimi po goditet sa nga kufizimi brenda vetes aq edhe nga goditja prej jashtë.

Bash për këtë arsye këta e shikojnë veten se janë në kohën e duhur. Ndryshe nga ç’e panë burrat e Besëlidhjes në 1444, me një numër ndoshta pesëdhjetë herë më të madh se numri i qeveritarëve të tanishëm. Edhe ata e panë Civilizimin të lodhur, por nuk u rënditën në fromtin kundër. Përkundrazi, u radhitën në mbrojtje të murve të Civilizimit, përkundër goditjeve të bashit të anijes Lindore.

Këta ja ku janë:

Këta, sapo erdhën në pushtet, u lëshuan fushave dhe gërxheve të kanabisit. Përpunuan taktikën se vetëm Lazarati ishte djalli i kanabisit. Me këtë taktikë e përhapën kanabisin në të ghithë vendin. Sipas mediave të Europës, qëllimi për të goditur Lazaratin ishte, jo eleminimi, por ndërrimi i dorës së drogës, nga disa persona tashmë të burgosur, në duar të qeverisë. Qeveria e mbolli drogën në zonat e saj të influencës, pastaj në të gjithë vendin. Droga tani është bashi i anijes që thyen Civilizimin. Drogën e futi në dorë qeveria, nisi ta transportojë me avionë, me mushka, me trena, me anije dhe me postë diplomatike drejt Europës. Media Perëndimore ka zbuluar se qeveria e Shqipërisë po e bën këtë për llogari të Shtetit Islamik (ISIS), që po kërcënon rrezikshëm jetën e Civilizimit. ISIS, ky shtet i shuarjes së epokës së shteteve, paska marrëveshje me këta tanët që mendojnë se ndodhen bash në kohën e duhur; së bashku me ISIS e mbledhin frytin, së bashku e ndajnë përfitimin dhe sa bashku e godasin Civilizimin…

 Dje, media të tjera në Civilizim, kanë konstatuar se nën sytë e qeverisë shqiptare po përgatiten forca njerëzore për të goditur Civilizimin sipas urdhërave të ISIS. Gjithë atmosfera e ngjarjeve, edhe pa pasur shënime nga media europiane, dëshmon klimën e kamuflimit të sulmit mbi Civilizim. Krimi dhe frika kundër njeriut është “droga” marramendese që e bën njeriun këtu një shesh ku shkel këpuca e invazionit kundër Civilizimit. Komunizmi i egër e kishte kthyer njeriun në të munduar, me qëllim që “njeriu i ri” të ishte në çdo kohë kontigjent Anti-Civilizim. Derisa një ditë njeriu u çlirua dhe u radhit në përpkrahje të Civilizimit.

Tani përsëri po krijohet njeriu i munduar. I munduar nga varfëria, i munduar nga lajmet për vrajse (vetëm në festën e vitit të ri u vranë 20 njerëz); i përfaqësuar nga një Kuvend ku ndodhen dhjetra kriminelë e vrasës, i munduar se nuk paguan dot dritën elektrike në shtëpi, i munduar nga frika e burgut për një kupon tatimor, biznesi i sulmuar më në fund edhe nga maskat, i munduar nga diskriminimi (në qoftëse nuk je i qeverisë, atëherë je zero); i munduar nga tallja e qeverisë dhe nga reklama e qeverisë e paguar nga djersa e të munduarve…

Këtu është krijuar njeriu i thyer. Njeriu i thyer është hapi i parë për ta përdorur si bash të anijes për të thyer Civilizimin…

Kudo është njeriu i thyer.

Edhe Ministria e Kulturës, si pjesë e qeverisë, përdoret për të thyer njeriun. Po atëherë, çfarë mund të mendosh për ministri që janë bërë enkas për të thyer njeriun. Një “artist”, drejtor i Teatrit Kombëtar, kthehet në kamikaz publik në mes të njerëzve duke rrahur gazetarin, një artist tjetër. Terrori është ngjitur në pjesën e butë të shoqërisë. Qeveia po ia arrin që njeriun ta kthejë në të munduar kudo.

Njeriu i munduar, tek shikon që qeveria i vjedh gjithçka…, po gjithëçka. E vjedh hapur. E rrënon qeveria guximshëm. Aq guximshëm sa nuk do t’ia dijë për gjë. Asnjë pengesë për qeverinë.

 Kështu krijohet njeriu që ose do të ikë nga sytë këmbët drejt Civilizmit, për ta goditur edhe njeriu shqiptar njësoj si emigrantët e tjerë nga Lindja e Mesme. Ose për ta kthyer njeriun e munduar në një bombë kundër Civilizimit.

Këta ndodhen në kohën e duhur kur Civilizimi është i dobët dhe mendojnë se mund tia dalin.

Por ndodhen edhe në vendin e duhur. Shqipëria është në bregun gjeografik të Europës. Civilizimi këto ditë ka kërkuar përkrahje nga Turqia që ishte Perandoria nga e cila frikësohej Civilizimi; ndërsa në këtë epokë një oaz rreziku mund të krijohet mu këtu në gji të Civilizimit.

Këta mendojnë se janë në vendin e duhur…. për keq.

Edhe pse janë aq pak, sa gishtat e dorës, pesëdhjetë herë më pak se numri i atyre që themeluan Besëlidnjen për mbrojtjen e Civilizimit në epokën e Mesjetës. As të majtë, as të djathtë, as me shpirt, as pa shpirt.