Gazetari i njohur Mero Baze ka reguar sërish pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili në lidhje me lajmin se takohej me subjekte të OFL-së tha se ka takuar me Ramazan Topuzin.

 Baze ka postuar një tjetër video dhe shkruan se në tavolinë ishin tre persona, teksa shkruan “nuk ka akuzuar njeri Ramazanin, por ty qe vishesh me kapuç dhe pret ferrave njerzit që u premton ti çlirosh nga drejtësia po u angazhuan në fushatë”.

“Këtu ju jeni 3” shkruan gazetari ndër të tjera në postimin e tij.

“Qetësohu Ilir. Ramazanit po ja ke marr tokën ktheja. Por nuk ka akuzuar njeri Ramazanin por ty qe vishesh me kapuç dhe pret ferrave njerzit që u premton ti çlirosh nga drejtësia po u angazhuan në fushatë. Thellohu pak më shumë. Këtu psh jeni 3 vetë. Lere Ramazanin në hall të vet” shkruan Baze në postimin e tij.

“Zoti Ramzan ka bërë padi në SPAK sepse e kanë konsideruar kontigjent. Ky është zoti Ramazan Topuzi, subjekt i OFL (Qesh). Kjo është fytyra e Edi Ramës. Mashtron shqiptarët me rrugaçllëqe për të shpifur për Presidentin”, tha Meta në deklaratën e tij, në lidhje me akuzat se takohej me subjektet e OFL-së.