(FOTO: Aktori Kevin Spacey)/

Aktori Kevin Spacey zbulohet se është gay dhe pohoi se nuk mban mend nga dekadat e kaluara për incidentet e vjetra nga të cilat dyshohet se bëri seks të parakohshëm në moshën 14 vjeç. Ai kërkoi ndjesë përmes një postimi në Twitter të Dielën në mbrëmje.

Në një intervistë me BuzzFeed News Sunday, Anthony Rapp,  tani  46 vjeç, ka pohuar se Spacey bëri seks të parakohshëm dhe të padëshiruar me të në vitin 1986, kur të dy aktorët po luanin në një show të ndrysëm në Broadway.

Rapp pretendoi se Spacey, atëherë 26 vjeç, e ftoi në apartamentin e tij për një festë. Kur festa mbaroi dhe miqtë e tjerë u larguan, Rapp pohon se Spacey e dërgoi në krevat.

“Ai më mori si të ishte dhëndëri që merr nusen e tij dhe më kaloi pragun  e derës. Nuk më pëlqente çfarë po ndodhte, u përpëlita dhe po pyesja veten “Çfarë po ndodh?”. Pastaj ai u shtri mbi mua”, pohon Anthony Rapp.

“U përpoq të më joshte”, vazhdoi Rapp. “Unë nuk dija t’i thoja këto fjalë, por isha  i vetëdijshëm se po përpiqej të bënte seks me mua”.

Rapp tha gjithashtu se kurrë nuk i ka treguar njeriu rreth kësaj eksperience”.

Veritas.com.al/

 Anthony Rapp is actor known more recently for Star Trek

(FOTO: Aktori Anthony Rapp)/