(FOTO: Lideri i Korese se Veriut, Kim Jong-un, duke inspektuar një bombë)/

Lideri Koreano- Verior, Kim Jong-un është “duke kërkuar për luftë” me testin e fundit tëë provave më të fuqishme të bombave bërthamore, tha e dërguara e Shteteve të Bashkuara në OKB.

Nikki Haley tha në takimin emergjent të Këshillit të Sigurisë në New York se Amerika nuk do luftë, por durimi i saj “nuk është i pa fund”.

Shtetet e Bashkuara do të paraqesë një rezolutë ku shkurt do të kërkojë sanksione më të ashpra. Kina, aleati kryesaor i Koresë së Veriut, ka bërë thirrje për një rikthim te nrgociatave, deh Zvicra është ofruar për ndërmjetësim.

Ndërkohë marina e Koresë së Jugut po kryen prova ushtarake detare sot, e Marte, duke paralajmëruar se në qoftë se Veriu provokon “ne menjeherë do të përgjigjemi me sulm dhe do t’i varrosim në det’- raporton agjencia e lajmeve Yonhap.

Veritas.com.al/