Kim Kardashian u plaçkit në një pritë me armë në rezidencën luksoze në Paris, nga të paktën dy persona të veshur si oficerë policie, sipas Policisë.

Një zëdhënës i Policisë tha se pasuria e plaçkitur, shumica bizhuteri, kapte një vlerë prej 6 milionë dollarë.

Portieri  i shoqëroi dy  personat e armatosur deri në rezidencë ku e lidhën Kardashian në tualet.

Një zëdhënëse për reality TV star, 35 vjeç, tha se ajo ishte “tronditur keqas psikologjikisht”.

Raportet thonë se “Ylli” tashmë e ka lënë Parisin, duke fluturuar me një jet privat jashtë Parisit.

Ina Treciokas i tha CNN se grabitësit, ishin të dy të maskuar dhe të armatosur. Burime nga Policia i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press, se po kërkojnë pesë azilantë, dy nga të cilët i kanë hyrë në shtëpi.

Kutia e bizhuterisë që mbante një vlerë prej 4 milionë dollarë, është vjedhur; gjithashtu edhe unaza që kushton 4 milionë dollarë, raporton AP duke cituar oficerët e Policisë.

Grabitja ndodhi në ora 02:30, sipas orës lokale, tha policia.

I shoqi i Kardashian, raperi Kanye West, ishte në skenë në Festivalin e New Yorkut Meadows Music dhe Arts, në kohën kur ndodhi grabitja. Ai, sa mori vesh, ndërpreu punën dhe i vendosur iu tha simpatizantëve të tij: “Më vjen keq, një urgjencë familjare. Më duhet të ndërpres shfaqjen”.

Kardashian qëndronte në një rezidencë luksoze, pas kishës Madeleine të Parisit; ku ka qëndruar edhe një herë tjetër, në vitin 2014 para martesës me West.

“Shuma e humbur shkon në disa milionë, shumica bizhuteri. Shuma totale është akoma duke u vlerëzuar”, tha policia.

Mikpritësi në TV, James Corden duke mbajtur një qëndrim shumë kritik mbi incidentin, shkroi në Tëitter se “Këta që bënë shaka me Kardashian sonte duhet të kujtojnë se ajo është nënë, bijë, grua dhe mike… Jini të mirë ose mbyllni gojën”.

Nuk është e qartë nëse dy fëmijët e çiftit, vajza trevjeçare North dhe djali 10 muajsh, Saint, ishin në shtëpi në atë kohë. Policia po ruan vendin e ngjarjes.

“Ylli” ishte në Paris për Modën e Qytetit me nënën e saj Kris Jenner dhe motrën Kendall Jenner.

 

Kardashiane nisi famën e saj si mike dhe stiliste e Paris Hilton. Më vonë ajo u shfaq në programet e saj Reallity.

(Nga BBC)