Kim Jong un ka ftuar Papa Franceskun në Korenë e Veriut. Por Papa argjentinas mundet të bejë së shpejti nje tur në Azi për të vizituar vende te tjera

Nga: Francesco Boezi

Kim Jong un kërkon që Papa Francesku të ndalet në Phenian.

Rasti mund të paraqitet nga udhëtimi i Papes argjentinas në Japoni, e cila është dhënë si e mundshme për vitin e ardhshëm.

Në të vërtetë, Ati i Shenjtë do të ishte e mundur të vizitonte një territor kinez. Marrëveshja e përkohshme për emërimin e peshkopëve nënshkruar me qeverinë e Pekinit e bën këtë skenar me pak surreal, por mbetet e vështirë të imagjinohet se me të vërtetë,Jorge Mario Bergoglios, “ti jepet” e drejta për t’u takuar në atdheun e tyre katolikët e pranishëm në Kine. Do të ishte një nga ngjarjet më të papritura dhe historike që nga themelimi i Kishës Katolike deri me sot.

Megjithate, ftesa e liderit korean ka arritur tashme. Kim ka deklaruar se donte të “priste me entuziazem ” peshkopin e Romës. Vlen të theksohet se rrëfimet fetare nuk pranohen nga regjimi i Koresë së Veriut.Ja,pra, që zhvillimi eventual i një dialektike midis diktatorit të Koresë së Veriut dhe kreut të Vatikanit, do të merrte qartesisht një konotacion teresisht gjeopolitik.Edhe nëse Kim Jong un ka për qëllim t’i kërkojë Papës një bekim të vërtetë, që të jete nje ndihme per popullin e tij të përparojë në një klimë gjithnjë e më të pajtueshme.

Siç është raportuar nga TgCom24, mesazhi i Kim i ishte në një farë mënyre besuar Hyginus Kim Hee-Joong, i cili është presidenti i peshkopëve të Koresë së Jugut. Një klerik, i cili gjithmonë ka qenë aktiv në fushën e dialogut mes dy Koreve. “Këto Olimpiada Dimërore,ka deklaruar disa muaj më parë, prelati,me rastin e afrimit diplomatik midis dy kombeve, përfaqësojne një hapje të veçantë dhe të rëndësishme, sepse ata nxitën një klimë dialogu ndërmjet Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut. Mendoj se sporti është një gjuhë ndërkombëtare e pastër që na bën të kapërcejmë çdo ideologji,besim, racë, përkatësi të vendeve të ndryshme”.Sporti ben te hapen zemrat me te mbyllura. Pasi ka pare Moon dhe Donald Trump, Kim dëshiron të vazhdojë me Papa Françeskun. Qëllimi është gjithmonë i njëjtë: të dalim nga izolimi, por tani duhet pritur disponueshmëria hipotetike e Selisë së Shenjtë.

Bergoglio, tani për tani, do të kishte në mendje qëllime të tjera: Japonia, e cila është më pak kompleksja, Rusia, tashmë më problematikja dhe, sic e paraprime,Kina. Në Piazza San Pietro, ndërkohë,eshte parashikuar ardhja e Moon Jae-in, president i Koresë së Jugut,qe kryeson një shtet ku katolicizmi nuk eshte konsideruar i jashtëligjshëm. Sekretari i Shtetit Kardinal,Pietro Parolin, do të zyrtarizojë në 17 tetor një festë ‘kushtuar’ paqes për gadishullin Korean. Për Kishën Katolike, në fund të fundit, Koreja është një e vetme.

Veritas.com.al/