Li ishte i pari që njoftoi alarmin koronavirus në internet. Tani Pekini po kërkon nje ndëshkim për funksionarët e policisë së Wuhan që paralajmëruan mjekun

Nga: Federico Giuliani

 

Komisioni i Mbikëqyrjes Kombëtare kërkon nje ndëshkim për funksionarët e policise se Wuhan, që paralajmëruan Li Wenliang, mjekun kinez që i pari ka leshuar alarmin mbi përhapjen e koronavirusit të ri dhe i cili më vonë vdiq pasi u infektua.

Për autoritetet ka pasur “nje trajtim të papërshtatshëm të çështjes“, me nje aplikim të gabuar të ligjit dhe një procedurë të parregullt. Siç raportohet nga Global Times, pas një hetimi 42-ditor, Komisioni ka publikuar një raport të detajuar mbi çështjen qe ka te beje me vdekjen e doktor Li.

Ne dokumenti pershkruhet e gjithë historia, nga alarmi i parë deri në vdekjen e 34 vjeçarit. E gjitha fillon në Dhjetor 2019, kur disa spitale në provincën qendrore kineze te Hubeit presin pacientët e parë që vuajnë nga pneumonia misterioze. Më 27 Dhjetor, Zhang Jixian, një mjek nga spitali Hubei i mjekësisë tradicionale kineze dhe perëndimore të integruar, regjistron tre pacientë te semure me pneumoni nga shkaqe të panjohura. Në atë moment, Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve te Wuhan organizon një hetim epidemiologjik në të njëjtën ditë.

Më 29 dhjetor, spitali regjistron edhe katër raste të pneumonisë me shkaqe të panjohura nga tregu i peshqve te Huananit. Ekspertët e komisiont sanitar te Wuhan iniciojnë një hetim dhe publikojnë dy dokumente të brendshme rreth orës 3:10 pasdite dhe 6:50 pasdite përkatësisht, më 30 dhjetor, duke kërkuar që të kurohen pacientët.

Hetimet dhe akuzat

Dokumentet urdhërojnë një hetim të përgjithshëm mbi pneumoninë, përfshirë studimin për rastin e parë dhe një hetim retrospektiv. Të dy dokumentet u ngarkuan më pas në internet nga disa persona disa minuta pasi u nxorën.

Rreth orës 5:30 pasdite, më 30 dhjetor 2019, Dr. Li Wenliang merr një mesazh nga kolegët e tij. Në 5:43 pasdite, Li transmeton mesazhin “shtatë raste SARS janë konfirmuar në tregun e peshkut Huanan” dhe “pacientët u izoluan në dhomën e urgjencës së spitalit tonë” në grupin e tij WeChat.

Në 18:42, Li publikon një mesazh tjetër duke thënë “lajmet e fundit janë që infeksioni nga koronavirusi është konfirmuar dhe virusi është në fazën e klasifikimit. Lutemi të mos perhapni informacionet dhe të lini që familjarët t’i kushtojnë vëmendje parandalimit ” Disa ditë më vonë, më 3 janar, Li u thirr nga policia lokale se kishte përhapur “zërat” mbi  shpërthimin e virusit.

Vijmë në të tashmen. Policia investigative thotë se policia e Wuhan ishte nxituar të revokojë urdhrin e qortimit për Li, i cili vdiq nga Covid-19 në 7 shkurt. Ekipi hetimor i dërguar nga qeveria qendrore në 7 shkurt pas vdekjes së Li gjithashtu kërkoi nga organi i kontrollit vendor të mbikëqyrë korrigjimin e çështjes, të mbajë përgjegjës personelin kompetent dhe të njoftojë kohë pas kohe rezultatet.

VERITA.COM.AL