Një deklaratë e Ministrisë së Tregtisë në Kinë thuhet se kufizimet në produktet e petroleumit të rafinuar do të zbatohen që nga data 1 Tetor; ndërsa mbi mbi gazin natyral të lëngshëm do të ndërpritet menjëherë.

Nën rezolutën e Kombeve të Bashkuara, Kina përsëri do të jetë e aftë të eksportojë maksimumin e2 milion barelave të naftës së rafinuar, çdo vit, në drejtim të Koresë së Veriut, duke nisur që nga viti i ardhshëm.

Koreja e Veriut vlerëson se ka importuar çdo ditë 6,000 barrela naftë të rafinuar nga Kina, në vitin 2016- gjë që është ekuivalente me afërsisht 2.2 të totalit për gjithë vitin.

Por Kina nuk ka publikuar të dhëna për eksportin e naftës që në vitin 2014.

Ndalimi mbi tregun e tekstileve- ku Kina e ka Phenianin vendin e dytë më të madh ku eksporton- pritet që t’i kushtojë vendit më shumë se 700 milionë dollarë në vit.

Veshjet zakonisht janë përgatitur pjesërisht në Korenë e Veriut, por janë përfunduar në Kinë, duke lejuar etiketën ‘Made in China’ që të vendoset legalisht në veshjet e prodhuara- sipas BBC.

Veritas.com.al/