Autoritetet në rajonin Xinjiang  ne perëndimin e largët të Kinës duket se kanë legalizuar zyrtarisht te quajturat kampe te riedukimit për njerëzit e akuzuar për ekstremizëm fetar pak më shumë se një muaj pasi mohuan ekzistencen e qendrave te tilla .

Qeveria e Xinjiangut të martën rishikoi një ligj lokal për të inkurajuar “qendrat e trajnimit të aftësive profesionale” për “te çuar përpara edukimin ideologjik anti-ekstremist”.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë pretenduar prej kohësh se qeveria kineze ka arrestuar qindra mijëra ujgure – një minoritet ne pjesën me te madhe myslimane, turqisht foles, me origjine nga Xinjiang – në qendra të tilla si pjesë e një përpjekjeje për të zbatuar forcimin e patriotizmit dhe besnikërinë ndaj Pekinit në rajon .

Në një raport të 29 gushtit, Komiteti i OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor shprehu alarm në raportet e Ujgurëve dhe myslimanëve të tjerë që mbaheshin për periudha të gjata kohore pa akuzë ose gjykim “nën pretekstin e luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit fetar”.

Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence bëri një akuzë të ngjashme në një fjalim javën e kaluar në Institutin Hudson.

“Të mbijetuarit e kampeve i kanë përshkruar përvojat e tyre si një përpjekje të qëllimshme nga Pekini për të mbytur kulturën Ujgure dhe për të hequr besimin mysliman”, tha Pence.

Qeveria kineze ka mbështetur me force se raportet nuk janë të vërteta dhe nuk ka “asnjë burgim arbitrar ose mungesë të lirisë së fesë ose besimit”.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.