Rreth 70 persona janë zënë në gërmadha pasi hoteli që po përdorej si karantinë e koronavirusit u rrëzua. Ngjarja ndodhi në qytetin Quanzhou të Kinës.

Rreth 35 prej 70 personave janë nxjerrë nga gërmadhat e hotelit pesë yje Xinjia, thonë zyrtarët.

Videot e postuar online tregojnë punonjësit e urgjencës duke ‘krehur’ zonën mes mbetjeve të ndërtesës në provincën jugore të Fujian.

Nuk është ende e qartë çfarë e shkaktoi shëmbjen e hotelit apo nëse ka vdekur ndonjë person.

Incidenti ndodhi rreth orës 19:30 sipas orës lokale (11:30 GMT).

Media shtetërore Kineze thotë se hoteli ishte kthyer në karantinë për të njerëzit që mendohej se kishin lidhje me koronavirusin.

Hoteli raportohet se ëstë hapur në vitin 2018 dhe se kishte 80 dhoma për klientët.

VERITAS.COM.AL