(FOTO: Kirk Douglas dhe i biri Michael Douglas)/  

 

Sa shpesh dëgjohte urimi: “U bëfsh 100 vjeç!”. Por jo gjithmonë sa herë urojnë kështu, njerëzit e marrin seriozisht se do të ndodhë. Dhe nuk ndodh në të shumtën e rasteve.

Por është një dhuratë vërtet e bukur e fundit të këtij viti që na bëjnë të urojmë me plot të vërtetë yllin e kinemasë, Kirk Duoglas! Kirk Douglas mbushi 100 vjet.

Ai ka lindur më 1916 dhe është një nga të paktët e mbijetuar të kohës së artë të industrisë së filmit botëror. Gjatë gjithë karrierës së tij 60-vjeçare, Douglas është shfaqur në mbi 90 filma.

Ai u bë një yll ndërkombëtar pas rolit të tij në heroin e boksit, në filmin “Champion”, (1949), i cili i solli dhe nomiminimin e parë si aktori më i mirë për Oscar.

Një nga filmat e tij më të famshëm është “Spartacus”.

Kirk është babai i aktorit dhe regjisorit të njohur, Michael Douglas.

/Veritas.com.al/