Të gjithë e kanë përjetuar me dhimbje humbjen e Klajdi Shehut. Nga dy pasionet e mëdha që kishte në jetë, njëri i mori jetën. Inxhinieria informatika dhe fluturimi me motor ishin dy pasionet; motori i ndërpreu të dy pasionet dhe jetën e tij.

Inxhinieri i informatikës, Klajdi Shehu, personi që shihni në fotot e publikuara nga “Tv Klan”, humbi jetën sot në një aksident në Himarë.

Ai humbi kontrollin e motorit, një “Hamer” me targë TR 440 H, dhe u përplas me shtyllën anësore të rrugës.

39-vjeçari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë ku  nuk ka mundur të mbijetojë.

Shehu mësohet se jetonte në Tiranë, ku ushtronte profesionin e inxhinierit të informatikës si një nga më të mirët e fushës së tij në vend.

Klajdi Shehu ishte i martuar dhe baba i një vajzë.

Veritas.com.al/