Koaliconi i Vëzhguesve Vendor ka paraqitur para mediave disa të dhëna paraprake të gjysmës së parë të ditës të votimit të përpunuara deri në orën 19:00. Koalicioni i Vwzhguesve Vendor ka vërejtur parregulllësi në disa Qendra të Votimit gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri, duke votuar pa dokumente, fotografime të votave, shit blerje të votave dhe kaos në disa Qendra të Votimit.

Përfaqësuesja Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Rajmonda Prifti tha se vëzhguesit e tyre mendojnë se 5 për qind kanë qenë të pa autorizuar në Qendër të Votimit dhe 95 përqind kanë qenë të aurorizuar.

Ajo tha se në  91 përqind dhomat e fshehta ishtin vendosur në pozicion të rregullt. Po ashtu 98 për qind mendojnë që dhoma e fshehtë mund të siguroi fshehtësinë e  votës dhe vetëm 1.3 përqind që nuk mund të garantohet fshehtësia e votës.

“A pati raste të zgjedhjeve që u lejuan  të votojnë pa paraqitur dokument identifikimi, pasport bimotrike ose kartë identifikuese? Vetëm 05 përqind mendohet që kanë qenë pa paspaortë ose pa kartë identiteti. “A pati raste kur dikush tjetër firmosi në vend të një zgjedhësi tjetër në listë vetëm 5.5 përqind?”

Mendohet se dikush ka firmosur. A u paraqitun për të votuar zgjedhës që nuk e kishin emrin në listën e zgjedhësve me vednim të gjykatës? Vetëm 3.2 pëqind , ndërsa jo 96.8 përqind jo.

“A vërejtët ndonjë zgjedhës me telefon celularë në dorë në dhomën e fshehtë?”

Kësaj pyetje i janë përgjigjur se vetëm 8.5 përqind e zgjedhësve mund të ishin me celularë në dorë, ndërsa 95. 6 përqind jo.

“A keni verëjtur raste ku persona që shoqronin zgjedhësin me aftësi të kufizuar fizike nuk plotwsojë deklaratën përkatëse në këtë rast është vetëm 6.1 përqind?”. “A është ndërprerë votimi në një moment gjatë kohës së vëzhgimit?”

57.5 për qind thonë se po.

“A vrejtët raste kur në dhomën e fshehtë futeshin më shumë se një person, votimi familjar dhe kanë votuar për pesona të tjerë që ishin të pranishëm në vetëm?”.

5.8 përqind se po”, tha ajo.

Ajo tha se 3.7 përqidn janë paraqitur zgjedhës që kanë fotografuar votoën dhe 96.3 përqind se jo. Ndërsa, 11 përqind mendojnë se ka pasur dhe është krijuar kaos dhe rrëmujë. Po ashtu 3.1 përqind mendojnë se kishte persona që përpiqeshin të ndikonin në vullnetin e zgjedhësve.. Sipas saj, atmosafera e përgjithshme e votimit në 68.20 përqind është shumë e mirë, dhe në 31 përqind mirë. Prifti përmendi se ka apsur raste edhe kur janë bllokuar qendrat e votimit pasdite.