Nga Leart Skiro/ Veritas/

Tani e mbrapa na duhet të flasim një dekadë,… ose një shekull se çfarë ka ndodhur në 48 orë. 48 orët janë këto të fundit. Mediat po i numërojnë, madje po i quajnë krime. Por ajo që ka ndodhur nuk numërohet, ajo mund të peshohet… Ose edhe pesha nuk është e denjë. Ndoshta i duhet Zigmud Forjd-it të Dytë; i pari nuk e kishte shansin e keq të ndodhej para kësaj sëmundjeje mendore…

As krime nuk mund të quhen, siç thonë mediat dhe Policia.

Më e vogla, kur numërohen:

Një baba vrau dy fëmijët e tij të vegjël, dhe pastaj vrau veten. I kishte shkruar të atit “kur të vish, ngjitu pak lart në shtëpi” (dmth., shikomë çfarë bëra. Edhe ky baba i një babai nuk mund të quhet më pak se i vdekur pasi shikon atë skenë. Policia dhe media mund t’i numërojnë “katër persona” të vdekur. Por nuk është vetëm kaq. Është ulëritëse, të ulërijnë njerëzit normalë; kaq shumë.

Kjo kishte ndodhur në Korçë, në fillim të 48 orëve.

Po në Korçë, pas disa orëve, një makabritet tjetër. Një burrë ishte shtruar në spital. Vjen i biri, troket te roja e pavijonit, “jam i biri”- tha; “o sa mirë, urdhëroni!”- i thotë roja. Djali heq rripin e pantallonave dhe ia vë në fyt babait të shtruar në spital. Një jetë, që kurse ka dalë nga e ëma, djali ka përgjuar të vrasë të atin; dhe ja ku gjeti pikën e dobët. Krim është ky? Apo numër? Sa pak…

Akoma pa u transmetua “krimi” i dytë në media që nga Korça, në Kavajë dikush vret një njeri dhe plagos një tjetër. Ata ndodheshin në një fshat të Kavajës, me emrin Cikallesh, në mbrëmje. Pa zbardhur mëngjesi, në vaktin e parë, para picës, dikush ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar kundër të tjerëve që po hanin pica në tavolinën pranë… Kur po hanin pica, e kupton?! Në jetë të jetëve është thënë se kur njeriu ha bukë e pi ujë, nuk ngacmon as hasmi; as gjarpri nuk vritet kur pi ujë… Atëherë, si mund të numërohen këto?

Akoma nuk është plotësuar 48 orë që nga akti i parë… Tentativa për vrasje në Piceri ka ndodhur në periferi të stadiumit “Dinamo”. Por veç pak dhjetëra metra më larg, thuajse në të njëjtën kohë, ka ndodhur çmenduria tjetër: Një makinë luksoze, me shpejtësi thuajse normale, ka hyrë në dyqanin që ndodhej në anë të rrugës. Ka ndodhur në rrugën “Komuna e Parisit”. Çfarë ndodhi? Asgjë! Po të kishte “ndodhur gjë”, kjo nuk ndodh. Por ngaqë drejtimin e makinës, jetën e tjetrit në shtëpi a në dyqanin e vet, e ka në dorë sëmundja mendore e tjetrit, atëherë thuhet se “nuk ka ndodhur asgjë”.

Edhe një burrë rreth 60 sapo u gjet i vrarë me thikë në fyt buzë Lanës, në Tiranë, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme; ja para një ore në mes të këtyre 48 orëve. A nuk ka ndodhur gje?

Në fakt kjo është diagnoza: “po ndodh asgjë”. Marrëzia nuk e njeh veten për marrëzi.

Edhe në një sallë të madhe me politikanë ka ndodhur që disa përdorin “makinën” (dmth., forcën e pushtetit, për të hyrë në shtëpinë e të tjerëve). Sot në mëngjes është mbledhur grupimi më i madh i establishmentit, kryesorët e qeverisë së Rilindjes. Këta paskan folur të gjithë si të burgosin drejtorët e aleatit LSI që “po iu bën numra” në klaoicion. Domethënë marrëzia  burgos tjetrin që rebelon dhe nuk shikon vetën që është çmenduri. Ekipi politik nuk shikon përtej dritares se depresioni është rezultat edhe i politikës.

… Ja çfarë ndodhi në 48 orë. Shoqëria jonë po bie poshtë dhe po rrënohet në depresion.

 

/Veirtas.com.al/