Nga: Veritas.com.al/

Kryetari i Lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima, u bëri thirrje shqiptarëve që të përgatiten për “luftë”, për të mos lejuar qeverinë e Edi Ramës që të kalojë në Kuvend ligjin për mbetjet.

Në një reagim në Twitter, Kokëdhima u shpreh: “Qeveria nuk ndahet nga plehrat. “Tërheqja” është taktikë djallëzore. Rilindja po na vret! Të përgatitemi për luftë!”.

Herë simpatik, herë i dyshimtë dhe herë sahumë i lidhur me qeverinë, zoti Kokëdhima është ‘Qytetari i Parë’ në raportin me plehrat. Hamendjet dhe disa të vërteta, që nga viti 200-2002, dëshmojnë se zoti Kokëdhima ishte shumë i ‘zhytur’ në interesimin për përpunimin e plehrave. Iniciativa ligjore për të lejuar importimin e plehrave në atë kohë, hasi edhe në rezistencën e Kokëdhimës, që në fakt nuk ishte deputet.

Njeriu që do të merrte përsipër importimin e plehrave dhe përpunimin e tyre në Shqipëri, ishte italiani Francesco Becchetti. Ky kishte lidhje të forta me këtë lloj industrie në Itali, dhe do të merrte përsipër barrë të rëndë. Por iniciativa ligjore për të lejuar italianin që të merrej me këtë investim të fuqsihëëm, u bë nul. Që atëherë zoti Becchetti nuk e harroi kurrë dëmin që i shkaktoi shqiptari Kokëdhima.

Me ardhjen në Kuvend si deputet, zoti Kokëdhima ka folur shpesh herë rreth kësaj teme. Edhe pse ishte kthyer në një ekspert të zoti në fushën e mbetjeve, zoti Kokëdhima asnjëherë nuk aplikoi hapur për një pjesëmarrje në industrinë e importit të plehrave. Por njëkohësisht, është marrë vesh se zoti Kokëdhima nuk e ka ‘fikur’ kurrë interesin e tij për industrinë e plehrave dhe importin e tyre.

Konflikti me kryeministrin Rama, që e ktheu zotin kokëdhima nga mik “për kokë” në armik për kokë me aleatin, thonë se është edhe për arsye të importit të plehrave.

Kokëdhima ka deklaruar gjithnjë qëndrimin e tij ‘kundër’, por siç duket, duke e ditur se politka kishte vendosur t’ia jepnin këtë industri një të huaji dhe jo një shqiptari si Kokëdhima.

Veritas.com.al/