Kolumbia deklaroi zyrtarisht kandidatin konservator, Iván Duque si fitues të zgjedhjeve presidenciale të të Dielës, pasi mundi vendosmërisht kundërshtarin e tij të të Majtës ekstreme, Gustavo Petro.

40 vjeçari Duque, ish avokat, arriti në presidencë pasi sondazhet e publikuara e nxjerrin me mbi 54 për qind fitues, që është e barabartë me 10. 3 milionë vota në favor të tij.

Kundërshtari i tij Petro, i krahut të majtë, ish- kryetar bashkie i qytetit Bogotá, mori mbështetje ga 42 për qind të votuesve- duke u përkthyer në vetëm tetë milionë votues.

Rreth 4 për qind e votuesve i hodhën votat e tyre të bardha.

Duque, i cili ka kaluar rreth një dekadë në punë për ‘Inter-American Development Bank’ në Washington DC, garoi në fushatë me idenë e promovimit të investimeve të brendshme, forcimin e sigurisë kombëtare dhe krijimin e një klime të përshtatshme biznesi duke shkurtuar taksën e korporatave deri në 30 për qind.

Petro, i cili ka qenë luftëtar i guerileve komuniste, e zhvilloi fushatën duke premtuar marrëveshje paqeje dhe zgjerim radikal të mirëqenies sociale duke reduktuar varfërinë.

Veritas.com.al/