Kova me ujë është terapia për të përmendur njeriun e ‘harruar’. PS në pushtet e fuqishme kishte harruar se edhe njerëz të saj mund të kryejnë krime dhe të fshihen. Rasti i Valdrin Pjetrit e ka bërë PS që të marrë masa të tjera ligore për të parandaluar skandale të tjerë.
Kryeministri Edi Rama do të depozitojë në Komisionin e Reformës Zgjedhore disa amendamente shtesë për ligjin e dekriminalizimit. Nisma është njoftuar ditë më parë nga vetë Rama, pas skandalit të Valdrin Pjetrit, ndërkohë që u konfirmua edhe sot nga Taulant Balla, në sesionin e ri parlamentar.
Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PS, amendamentet e reja kanë për qëllim të zgjerojnë rrjetën e parandalimit të personave me të shkuar problematike që të marrin funksione drejtuese dhe publike.
“Sa i përket një çështjeje që ka marrë shumë vëmendje publike këto ditë dhe këto javë, që lidhet me mangësitë e vërejtura në kuadrin ligjor të garantimit të integritetit të personave që zgjidhen apo emërohen. Rasti i Shkodrës është një rast që na bën të vetëdijshëm që kuadri ligjor nuk është ende i plotë. Në këtë këndvështrim, zoti Rama ka njoftuar dhe do të depozitojë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, si amandamente shtrëngimet e domosdoshme dhe më të ashpra lidhur me pastërtinë e figurës të çdo kandidati. Le të jetë komisioni që t’i shqyrtojë këto amendamente me qëllim për të pasuruar këtë nismë të vyer në funksion të rritjes së rrjetës së parandalimit të çdo personi me të shkuar problematike të arrijë të zgjidhet qoftë në Kuvendin e Shqipërisë, qoftë në këshillat bashkiakë”, tha Balla.
Valdrin Pjetri i shpallur fitues në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, u tërhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut pasi Partia Demokratike publikoi dokumentet e autoriteteve italiane që konfirmonin arrestimin e tij për shpërndarje narkotikësh. PD ka denoncuar edhe Agim Kajmakun, kryebashkiak i Vorës se ka dosje penale të hapur në Greqi, duke publikuar edhe dokumentet, por ato janë hedhur poshtë nga socialisti.
Veritas.com.al/