Presidenti Meta – Ilir Vrenozi

Presidenti Ilir Meta ka qenë dje në qytetin e Korçës, ku ka zhvilluar disa vizita në kuadër të 7 Marsit. Meta, është ndalur dhe në shtëpinë e “korçarit të famshëm” në rrjetet sociale, Ilir Vrenozi.

Pamjet i ka shpërndarë vetë Vrenozi, ndërsa falenderon Presidentin Ilir Meta për vizitën në shtëpinë e tij. Madje, “korçari i famshëm” i ka thurur dhe një poezi kreut të shtetit.

Poezia e Ilir Vrenozit për Metën – Foto:

Shkele këtë prag,

Për mua je fisnik,

Mirënjohjen e ke hak,

Një mik përmbi mik.

Unë jam familje e thjeshtë

Familje qytetare,

Për të drejtat kurrë s’hesht,

Gjithmonë opozitar

Në Prill fiton Shqipëria

Fitojnë të gjithe

Shqiptarët

Do marri frymë liria,

Ti hedhim poshtë të marrët

Kjo është thjeshtësi,

S’di ta them më mirë,

Vlerë për një njeri,

Që zemrën ka të tillë.

Shkele këtë prag,

Për mua je fisnik,

Mirënjohjen e ke hak,

Një mik përmbi mik.

Screenshot_1.jpg

Screenshot_2.jpg

Screenshot_4.jpg