Komisioni Evropian ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën, bëri të ditur presidentja e këtij institucioni, Ursula von der Leyen.

“Ne rekomanduam që t’i japim Ukrainës statusin e vendit kandidat, në nënkuptuar që vendi duhet të kryejë një sërë reformash të rëndësishme”, tha ajo.

“Ukraina ka treguar përkushtim për të respektuar vlerat dhe standardet evropiane”, shtoi von der Leyen.

Presidentja e KE-së tha se rekomandimi për Ukrainën ka ardhur pas një shqyrtimi të thellë të gatishmërisë së këtij shteti për statusin e kandidatit, përfshirë edhe kriteret politike dhe ato ekonomike. Sipas von der Leyen, Ukraina ka dëshmuar se ka një sistem të duhur politik dhe funksional, teksa viteve të fundit ka përafruar legjislaturën e saj me BE-në.

Ajo tha se Ukraina ka bërë shumë në sundimin e ligjit dhe tnai fokusi do të jetë në gjyqësor dhe në mënyrën e emërimit të gjykatësve.

Në takimin e mbajtur më 17 qershor, Komisioni Evropian ka rekomanduar edhe dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE edhe për Moldavinë, por nuk i ka dhënë këtë rekomandim edhe Gjeorgjinë.

Në rastin e Gjeorgjisë është vlerësuar aspirata e këtij shteti për integrim në bllok, por KE-ja ka rekomanduar vetëm dhënien e “perspektivës evropiane” për Gjeorgjinë.