Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që Komisionin hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ta drejtojë Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve, raporton Top Channel. Në krah të Manjës do të jenë tetë deputetë të mazhorancës, si dhe deputetët e opozitës së re parlamentare.

Burime për median bëjnë me dije se në këtë komision nuk do të ketë asnjë nga 55 deputetët që firmosën kërkesën për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

Mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Metës pas dekretit të këtij të fundit për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Ndërkohë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka mbledhur  sot nw mesditë, Konferencën e Kryetarëve ku do të diskutohet mbi komisionin ‘anti-Meta’.

Veritas.com.al/