(FOTO: Kori Mormon Tabernacle Choir)/

Më shumë se asnjë president tjetër në Amerikë, Donald Trump vjen me një pamje glamoroze të bizneseve dhe “Trump Tower”. Prandaj njerëzit pyesin nëse Trump do të bëjë të njëjtat ndryshime të mëdha edhe në Shtëpinë e Bardhë, sipas shijeve të tij.

Por ajo çfarë po merr më shumë vëmendje është se kush do të performojë në Ceremoninë e Inaugurimit të tij si President. Ky është diskutimi më i nxehtë që nga momenti kur njerëz të shquar nisën të flasin rreth temës.

Tani bota vjen në atë që Legjendat Amerikane kanë konfirmuar se janë të gatshëm që të shfaqen në ekstravagancën e 20 Janarit, 2017.

Këshilltari i Trump, Boris Epshteyn njoftoi të Enjtën se “Radio City Rockettes” do të performojë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump me 20 Janar duke iu bashkuar të famshmit “Mormon Tabernacle Choir”

Epshteyn tha se ekipi i Trump është “ekstremisht i kënaqur” dhe ka një “ton të lartë performancash dhe se, vetë Amerika, do që të jetë në Inaugurim.

Mormon Tabernacle Choir, ndoshta mund të themi se kori më i mirë kishtar, ka performuar për pesë presidentë të Shteteve të Bashkuara.

/Veritas.com.al/