Propozimi franko-gjerman për një kornizë të re dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, së fundmi po konsiderohet si një plan konkret për arritjen e një marrëveshje finale. Përmes një artikulli, “Euractiv” ka bërë publike përmbajtjen e këtij propozimi, ku bazuar në interpretimet e tekstit, shihet se sa pak sinergji ekziston midis dy palëve për të zgjidhur çështjen.

Pas luftës brutale të Kosovës të viteve 1998-1999 dhe shpalljes së pavarësisë së Prishtinës nga Serbia në vitin 2008, pavarësisht me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, marrëdhëniet mes dy shteteve kanë mbetur të tensionuara. Përpjekjet në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja Beograd-Prishtinë kanë sjellë pak progres të prekshëm që nga fillimi i tij në 2011.

Më poshtë nëntë pikat e planit franko-gjerman:

Neni 1
Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën bazuar në të drejta të barabarta.

Neni 2
Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e tyre reciproke për anëtarësim në BE.

Neni 3
Në përputhje me MSA-në [Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit] të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet asaj kohe ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës. Ata riafirmojnë paprekshmërinë tani dhe në të ardhmen të kufirit që ekziston mes tyre dhe marrin përsipër të respektojnë plotësisht integritetin territorial të njëri-tjetrit.

Neni 4
Kosova dhe Serbia vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga dy palët nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe as të veprojë në emër të saj.

Neni 5
Kosova dhe Serbia do të promovojnë marrëdhënie paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojnë në sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal në Evropë.

Neni 6
Kosova dhe Serbia vazhdojnë me respektimin reciprok të juridiksionit të secilës palë.

Neni 7
Kosova dhe Serbia deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rregulluar çështjet praktike dhe humanitare në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Ata do të lidhin marrëveshje me synimin për të zhvilluar dhe promovuar në bazë të këtij Traktati dhe për përfitimin e tyre të ndërsjellë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit, marrëdhënieve gjyqësore, postave dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit, mjedisit, mbrojtjes dhe në fusha të tjera. Detajet janë rënë dakord në Protokollin Suplementar.

Neni 8
Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë Misionet e Përhershme. Ato do të vendosen në selinë e Qeverisë përkatëse. Çështjet praktike në lidhje me themelimin e Misioneve do të trajtohen veçmas.

Neni 9
Kosova dhe Serbia pajtohen që ky Traktat nuk do të ndikojë në traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe të lidhura tashmë prej tyre ose që kanë të bëjnë me to.