(FOTO: Koreja e Jugut, sot e Hënë,  ka shpërndarë foto që tregojnë stërvitjen e saj ushtarake me raketa në bregun lindor)/

Koreja e Jugut ka drejtuar një stërvitje me raketa duke simuluar një sulm mbi Korenë e Veriut, në vendin ku bënehn provat bërthamore. Sulmi është simuluar si përgjigje kundër provës së gjashtë bërthamore të kryer nga Pheniani.

Manovra e zjarrit e shfaqur ‘live’ manifestoi raketat që u lëshuan nga avionë luftarakë dhe raketa balistike që u lëshuan nga toka.

Kjo erdhi sapo shefi i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, James Mattis paralajmëroi se çdo kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara ose aleatëve nga Pheniani, do të përballet me “përgjigje ushtarake masive”.

Veriu thotë se prova e tij e bombës me hidrogjen mund të përshtatet në raketa me distancë të largët.

Pheniani, në mënyrë të përsëritur ka sfiduar sanksionet e Kombeve të Bashkuara dhe prsionin ndërkombëtar, duke zhvilluar armatimin bërthamor dhe duke kryer prova raketore. Provokimet e Phenianit janë intensifikuar vazhdimisht.

Veritas.com.al/