Nga: BEN KEW/ Breitbart News

Një media e propagandës së Koresë së Veriut pretendoi të Mërkurën se zyrtarët e Pyongyang-ut po kërkonin një tjetër takim midis Presidentit Donald Trump dhe diktatorit komunist Kim Jong-un para fundit të vitit.

Kim Jong-un raportohet se i ka dhënë Sh.B.A-se afat deri në fund të vitit për të dalë me propozime të reja që mund të thyejnë ngërçin aktual pasi bisedimet midis dy palëve u ndërprenë pas një takimi midis dy liderëve në shkurt.

“Koreja e Veriut është duke pritur për një vendim të guximshëm nga SH.B.A me durim, ndërsa është e përgatitur të marrë ‘një rrugë të re” e cila u shpall në fjalën e Vitit të Ri( te Kim Jong-un), “thoshte media e propagandës komuniste Chosun Sinbo me qendër në Japoni në një editorial të fundit. “Shanset e dialogut do të zhduken nëse nuk zhvillohet një samit i tretë deri atëherë”.

Sipas Chosun Sinbo, fillimi i provave të Korese se Veriut muajin e kaluar për një lloj të ri të raketës balistike të lëshuar nga nëndetësja (SLBM), Pukguksong-3, kishte për qëllim të “nxiste me forcë Sh.B.A. që me mençuri të zgjidhte dialog ose konfrontim.”

Gazeta paralajmëroi gjithashtu se leshimi i raketes se shumëfishtë “super te madhe” te regjimit është e aftë të arrijë në bazat ushtarake amerikane në Korenë e Jugut, duke shtuar se ato mund të kryenin sulme precize ndaj objekteve pa dëmtuar civilët. Një provë e hedhjes së raketës e kryer në fillim të këtij muaji raportohej të ishte e suksesshme, duke e lënë kështu Kim Jong-un “të ndjehej i kënaqur”.

Muajin e kaluar, delegacionet nga të dy vendet në Suedi u takuan për një ditë bisedimesh, megjithëse kryenegociatori Kim Miyong Gil më vonë u ankua se ata “nuk i kishin përmbushur pritshmerite tona dhe i shkatërruan ato”. Sipas Kim, negociatat u prishën “plotësisht sepse SHBA nuk ka hedhur poshtë qëndrimin dhe bindjen e saj të vjetër. ”

Hapat e vetëm për të arritur paqen erdhën në qershorin e kaluar, kur Trump dhe Kim Jong-un nënshkruan një deklaratë të përbashkët, ku ata u angazhuan të “punojnë drejt çarmatimit të plotë bërthamor të Gadishullit te Korese”, ndërsa te vendosin marrëdhënie të reja bazuar në “paqen dhe prosperitetin”. Ata nuk bien dakord për ndonjë veprim specifik jashtë këtyre qëllimeve.

Një raport nga Fondacioni i Trashëgimisë i publikuar muajin e kaluar zbuloi se Pyongyang ende “paraqet kërcënime të qarta për atdheun e SHBA”, si dhe bazat ushtarake amerikane në Korenë e Jugut, Japoni dhe Guam, duke mos bërë ende ndonjë përpjekje të vërtetë për të zvogëluar madhësinë e arsenalin e tyre bërthamor.

Veritas.com.al/