Koreja e Veriut thotë se nuk do t’i fillojë bisedimet me  Jugun derisa çështjet mes dy vendeve të jenë zgjidhur.

Shefi i negociatorëve të Veriut nuk pranoi autoritetet e Jugut, duke i quajtur “jo- kompetentë” dhe të pakuptimtë. Pheniani është i inatosur për shkak të vazhdimit të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake SHBA- Kore e Jugut.

Bisedimet e planifikuara mes presidentit Donald Trump dhe liderit koreano- verior Kim Jong-un janë vënë në pikëpyetje.

Koreja e Jugut është ofruar që të veprojë si urë mes dy anëve.

Por tani pas deklaratës së Koresë së Veriut gjërat duket se nuk do të vazhdojnë mirë.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.