( Të dy liderët janë gati të takohen në 12 qershor)/ 

Koreja e Veriut ka thënë se mund të tërhiqet nga samiti me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nëse Shtetet e Bashkuara insiston që t’i japë fund armëve bërthamore.

Pjesëmarrja në takimin e nivelit më të lartë mes zotit Trump dhe Kim Jong-un i Koresë së Veriut është parashikuar që të mbahet në 12 qershor.

Por në një deklarim të inatosur, zëvendës- ministri i Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se ka mbajtur një deklaratë të pamatur ku fshihet një qëllim i keq.

Ai e vuri gishtin direkt te këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Bolton.

“Ne nuk e fshehim atë që ndjejmë, neverinë ndaj tij”, ka thënë Kim Kye-gwan.

Laura Bicker e BBC në Seoul thotë se Koreja e Veriut- e cila prej kohësh po thotë se arsenali bëthamor është esencial për mbijetesësn si shtet- tani po e bën të qartë kërkesën e vet.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.