Nga Roma në Nju Jork duke kaluar nga Parisi, 900 milionë persona në botë janë mbyllur në shtëpitë e tyre këtë fundjavë, me shpresën për të parandaluar pandeminë e koronavirusit, që ka shkaktuar tashmë më shumë se 11 400 të vdekur dhe ka goditur ekonominë botërore.

Në SHBA , Kaloforni, shtetin e Nju Jorkut, Nju Xhersi, Ilinois, Pensilvani dhe Nevada kanë dekretuar ndërprerjen e çdo aktiviteti jo thelbësor, edhe pse kufizimi i plotë I territorit kombëtar është përjashtuar për momentin nga presidenti, Trump.

Tre qytetet më të mëdha në vend, Nju Jorku, Los Anxhelesi dhe Çikago janë ndaluar plotësisht dhe rreth 100 milion persona janë karantinuar në shtëpitë e tyre.

“Ne jemi të gjithë në karantinë”, theksoi Andrew Cuomo, guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut në SHBA, duke njoftuar masa më radikale që mund të merren.

Italia, vendi më i prekur në Europë me më shumë se 4 032 të vdekur dhe i pari në Kontinentin e Vjetër që ka urdhëruar kufizimin e plotë të popullsisë, ka rritur masat përballë pasojave nga sëmundja.

Të gjitha parqet, hapësirat e gjelbëra do të mbyllen për publikun këtë fundjavë duke pritur shtrëngime të tjera, për të nxitur italianët të qendrojnë në shtëpi.

Koronavirusi ka vrarë 627 persona në 24 orë në vend”, njoftuan autoritetet, një pik që prej fillimit të krizës.
Më shumë se 900 milionë personave në rreth 35 vende u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, sipas të dhënave zyrtare.

Rreth 600 milionë persona në 22 vende janë bërë object i një urdhëri kufizues të detyrueshëm, si në Francë apo Itali.

Në Europë, BE njoftoi një ndërprerje të rregullave të disiplinës buxhetore.

“Deri në 25 milionë punonjës janë të kërcënuar nga mungesa e përgjigjes së koordinuar në shkallë ndërkombëtare”, theksoi Organizata Ndërkombëtare e Punës.