Është pezulluar nga detyra zv. drejtori i Operacionit Forca e Ligjit (OFL) , Artan Shkëmbi.

Mësohet se pezullimi i tij ka ardhur me vendim Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shkëmbi akuzohet për nxjerrjen e sekreti hetimor si dhe për shpërdorim detyre. Burime për media bëjnë me dije se Shkëmbi ka nxjerrë një informacion të dhënë nga autoritetet gjermane.

Në 27 shkurt Shkëmbi kaloi vettingun, KJV e cilësoi të përshtatshëm për detyren.

VERITAS.COM.AL/