Nga Edit’h Harxhi/ Top Channel

“Kanë bërë një bujë të madhe këto zgjedhje pavarësisht se ishin lokale. Mendoj se arsyeja ka të bëjë shumë me skenën politike në Kosovë, e cila është ndërlikuar edhe më tepër pas mbledhjes së një koalicioni qeveritarë që janë pjesë e UÇK dhe dalja në opozitë e LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Në një farë mënyre, situata politike në Kosovë dhe skena politike është edhe më komplekse mbas orës 7 të mbrëmjes, kur janë mbyllur edhe qendrat e votimit të raundit të dytë. Ka pasur komuna ku partnerë të koalicionit qeveritarë janë ndeshur me njëri-tjetrin. Kjo nuk ka qenë kudo e mirëpritur, ku ka pasur edhe tensione të vogla gjatë fushatës.

Me këtë përqindje të ulët (pjesëmarrja në votime), Kosova tregon që është në të njëjtën linjë me të gjitha vendet e tjera të rajonit, ku popujt janë të lodhur.

Rajoni ka nevojë për ndryshime rrënjësore, të cilat fillojnë me ndryshimin e partive politike dhe fitorja e LDK-së në zgjedhje në raundin e parë, vinte për arsye të lodhjes së madhe me koalicionet dhe me politikën aktuale.

Gjithsesi sondazhet paraprake kanë nxjerrë që Shpend Ahmeti të mbajë Prishtinën, por edhe arritja e kandidatit të LDK-së mendoj se është një shenjë shumë e mirë që LDK-ja po fillon ndryshimin e saj nga brenda dhe jam e bindur se elita do të ketë ndryshime shumë të mëdha”, u shpreh Edit’h Harxhi, ish-zv/ministre e Jashtme.

Veritas.com.al/