Tribunali Special ka njoftuar se është duke kryer operacione në Prishtinë. (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), dhe po bastiset banesa e Jakup Krasniqit.

Avokati mbrojtës i Jakup Krasniqit, Valon Hasani, deklaron se aktakuza e Speciales është konfirmuar si dhe paralajmëron transferimin e Jakup Krasniqit në Hagë.

“Krejt çfarë mund të konfirmoj është që ka një bastisje… Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Hasani për KP.

Ndërkaq, pjesëtarët e EULEX-it po qëndrojnë në oborrin e familjes Krasniqi edhe në fshatin Negroc të Komunës së Drenasit, që është edhe vendlindja e Jakup Krasniqit, shtëpia e të cilit po bastiset edhe në Prishtinë.

Ndërsa, në shtëpinë e tij në fshat nuk ka bastisje, meqë po priten anëtarët e familjes.

VERITAS.COM.AL