Isa Mustafa e ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë pak minuta më parë, nga burime brenda kryesisë së LDK-së, që është mbledhur pak me pare.

Sipas burimeve të LDK-së, Mustafa në fillim të mbledhjes së partisë e ka treguar lajmin para anëtarëve.

Lexo Edhe:

Rron Gjinovci: Sot 10 vjet i hedha rektorit ngjyrë të kuqe

Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

LDK-ja nën udhëheqjen e Mustafës ka humbur secilat zgjedhje nacionale. Në fakt, hera e fundit kur kjo parti ka fituar zgjedhjet e përgjithshme është nën udheheqjen e Ibrahim Rugovës.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%./