Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon punën normalisht, çka do të thotë se për zgjedhjet e 30 qershorit, ky institucion nuk e njeh ç’dekretin e Presidentit Ilir Meta.

Madje sot vihej re edhe prezenca e kreut të KQZ-së Klement Zguri.

Kujtojmë se katër anëtarët e tjerë të KQZ-së e konsideruan të pavlefshëm dekretin e Presidentit, për anulimin e zgjedhjeve, ndërkohë Zguri braktisi mbledhjen.

Me rikthimin e Zgurit, KQZ zhvilloi një mbledhje këtë të premte, me rend dite vendime që lidhen pikërisht me zgjedhjet e 30 qershorit.

KQZ ka miratuar sot kërkesën e OSBE-ODIHR për 150 vëzhgues në zgjedhjet vendore. Po ashtu është miratuar edhe prania e disa medieve, teksa ka shfaqur interes për të ndjekur zhvillimet nga afër edhe agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, “Anadolu Agency”.

KQZ njoftoi:

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv.Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes, më datë 21.06.2019, Ora 10:00, me rend dite:

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për lirimin dhe emërimin e anëtarëve të KZAZ- ve nr. 14, 42, 43, 47, 56, 89 dhe sekretarëve të emëruar kryesisht të KZAZ-ve nr. 24, 36, 54, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Vizion Plus, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Report TV, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e përfaqësuesve të agjencisë së lajmeve “ Anadolu Agency”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për një shtesë në vendimin 647 të datës 24.05.2019, për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga KRIIK, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve të Republikës të Maqedonisë së Veriut, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për shqyrtimin e kërkesës të Qendrës për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetë deklarimit të kandidatëve nga listat shumë emërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Veritas.com.al/