Kryeministri Hungarisë, Viktor Orban ka deklaruar fitoren në Referendumin mbi kuotat e detyrueshme të BE për emigrantët, pavarësisht nga pjesëmarrja e ulët e pjesëmarrjes në votime që u duk se do ta nxirrte  referendumin të pavlefshëm.

Afërsisht 98% e atyre që morën pjesë në votim mbështetën thirrjen e qeverisë për të kundërshtuar planin e BE.

Por vetëm 43% e elektoratit votuan, kur kërkohet që të arrihet 50 % pjesëmarrje me qëllim që të jetë i vlefshëm.

Një zëdhënës i qeverisë tha se rezultati është detyrues “politikisht dhe ligjërisht”, por opozita tha se qeveria nuk pati mbështetjen e duhur.

Zoti Orban iu bëri thirrje ligjvënësve të BE që të mbajnë shënim rezultatin dhe tha s mund të ndryshojë kushtetutën e Hungarisë që ta bëjë rezultatin detyrues.