Pothuajse 3 dekada pasi Azem Hajdari dhe studentët e Dhjetorit,  themeluan pluralizmin politik dhe  të parën Parti opozitare Demokratike në Shqipëri, e bija e liderit të dhjetorit, Rudina Hajdari, vendos të iniciojë partinë më të re në spektrin politik, të cilën ka vendosur ta pagëzojë me emrin “Bindja Demokratike”.

Anëtarë të partisë më të re politike do të jenë edhe ata që njihen si “garda e vjetër” e Partisë Demokratike”, të përjashtuar tashmë nga radhët e saj. Astrit Patozi është emri i parë që konfirmon për Top Channel se do të jetë pjesë e “Bindjes Demokratike”, e cila pritet të regjistrohet zyrtarisht javën që vjen, pasi nismëtarët janë drejt përfundimit të mbledhjes së 3 000 firmave të duhura për regjistrimin si forcë politike në gjykatë.

Të premten, përmes rrjeteve sociale, Rudina Hajdari paralajmëroi edhe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, duke e konsideruar bojkotin e garës elektorale si ‘vetëvrasje politike’, por kur afatet po që partia ‘Bindja Demokratike’ të regjistrohet si parti politike në zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas ekspertëve ligjorë të zgjedhjeve, është krejtësisht e  mundur që kjo parti të bëhet pjesë e garës për 30 qershorin.

Kjo është ndarja e parë e madhe e Partisë Demokratike nën drejtimin e lidershipit Basha, ndërsa precedentët nuk mungojnë kur partinë e drejtonte Sali Berisha, nga partia Aleanca Demokratike, Partia Demokratike e Rinovuar, FRD-ja , etj. Partia Bindja Demokratike krijohet në kulmin e krizës së partisë Demokratike, kur ajo u instalua të mos i bindej ligjit, as vullnetit të zgjedhësve dhe as principeve perëndimore të Demokracisë.

Veritas.com.al/