Krim i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babunjë të Divjakës, ku 58-vjeçari ka vrarë me armë gjaku bashkëshorten dhe më pas veten.

Dy viktimat janë identifikuar si Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa.

Nuk dihet ende shkaku i konfliktit të tyre që ka degraduar deri në vrasje.

Polici ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë këtë të shtunë.

“Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan policia.

Kjo është vrasja e dytë në vetëm pak ditën në vendin tonë. Kujtojmë se 23-vjeçarja Sabrina Bengaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj në shtëpinë e prindërve, duke lënë pas një vajzë  vetëm 3 vjeç.

Ky rast solli reagim të qytetarëve duke u ngritur në protestë para Ministrisë së Drejtësisë duke bërë fajtor edhe gjykatësin dhe prokurorin që liruan nga burgu autorin.