Vetëm një dalje publike në emisionin e Arian Canit rrezikon ti kushtojë burgun një qytetari nga Kukësi.
Nderim Lushi një nga protestuesit që bllokonin rrugën e kombit për të protestuar për heqjen e dritave në Kukës po përballet me një cështje në prokurorinë e këtij qyteti për fjallët e thënë në një intervistë me Arian Canin.
Neni që ai akuzohet është ai 223 për thirrje publike për veprime të dhunshme dhe prishje të rendit kushtetues. Ajo qe nuk kuptohet mirë është se pavarësisht nga veprimet që qytetarët kryen në rrugë (ai episodi ku një shef policie nxorri edhe revolverin) qytetari Nderim Lushi të akuzohet për një intervistë televizive e cila zë pjesën më të madhe të dosjes së prokurorisë në dëm të tij.